Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Shkafane të Ishmit, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve nga policia, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit ku bluzat e bardha konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëmmjekësor.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Forcat e rendit kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe janë në kërkim të tij, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.
©️zërionline


