E rrallë/ Merr ftesën për dasmë pas 14 vitesh

Date:

Share post:

Një qytetar nga Durrësi është befasuar kur këtë fundjavë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare. Deri këtu, gjithçka normale. Por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është mbajtur në vitin 2011!

“U habita kur pashë zarfin. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA. Por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011! Sot jemi në 2025. Vetëm sot, të shtunën, e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Në shishe po ta kishin futur e ta kishin hedhur në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen me humor Arian Ndoni.

Ai thotë se në anën e pasme ftesa përveç pullave mban qartësisht dhe vulën me datën e mbërritjes në Shqipëri, por vetëm tani ftesa ia ka dalë të arrijë në kutinë e tij postare.

Rasti ngre shqetësime për funksionimin e shërbimit postar në vend, veçanërisht për dërgesat ndërkombëtare. Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat, kartolinat ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe.

“Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk ështe korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo ka cenuar dhe raportin e miqësisë sonë pa kuptuar ndër vite”, përfundon Ariani.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...