Thethi nuk shitet/ Kuvendi i Burrave shpall veton ndaj investimeve të huaja

Date:

Share post:

Thethi ngrihet në këmbë dhe mbledh Kuvendin e Burrave që shprehet kundër ndërhyrjeve në tokën e tyre.
Në një atmosferë solidariteti dhe shqetësimi, oborri i Kishës së Thethit është kthyer sot në arenën e një prej formave më të lashta dhe simbolike të vetëqeverisjes tradicionale në Malësitë e Veriut, Kuvendin e Burrave të Shalës.

Pleqtë e fshatit, të mbledhur përkrah meshtarit të zonës, Dom Kastriot Demaj, kanë diskutuar situatën alarmante që po kalon Thethi, për shkak të aksioneve të fundit për prishjen e ndërtimeve dhe ndërhyrjeve të dyshimta në pronat e banorëve vendas.

Në përfundim të mbledhjes, u mor një vendim i prerë: “Pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor, vendas apo i huaj, nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth”. Burrat e Thethit njëzëri kundërshtuan çdo tentativë që, sipas tyre, cenon jetën, pronën dhe të drejtën zakonore të banorëve autoktonë.

Kuvendi u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të ndalojnë menjëherë aksionet e dhunshme dhe të nisin një proces dialogu me komunitetin, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që respekton trashëgiminë kulturore, historike dhe ligjore të kësaj zone të veçantë.

Në Kishën e Thethit në meshën e së dielës, Dom Kastriot Demaj dha një mesazh paqeje, uniteti dhe reflektimi, jo vetëm për komunitetin, por edhe për autoritetet shtetërore.

Kujtojmë se Kuvendi i Burrave në Malësitë e Veriut është një institucion shekullor i bazuar në normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai ka funksionuar përmes fjalës së dhënë dhe nderit të burrave të malësisë, duke vendosur drejtësi, marrëveshje dhe paqe në komunitet, një simbol i fuqishëm i vetëmenaxhimit dhe respektit ndaj rendit tradicional.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...