Shko në teatër! Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” shfaqet në Amfiteatrin Antik të Durrësit

Date:

Share post:

Një fshat i vogël dhe i harruar, që rrezikon të zhduket nga harta, bëhet qendra e një ngjarjeje komike me tone reflektuese në shfaqjen teatrore “Vendi më i humbur në Shqipëri”, që u dha premierë, natën e kaluar, në Amfiteatrin Antik të Durrësit.

E shkruar nga dramaturgu francez Jean-Pierre Martinez dhe e përkthyer në shqip nga Anxhela Çikopano, vepra është përshtatur për realitetin shqiptar nga regjisorja Andia Xhunga, duke ruajtur thelbin universal të komedisë, por duke i dhënë asaj një frymë të re vendase.

“Është një komedi që të bën të reflektosh mbi vendet e harruara të Shqipërisë, mbi përpjekjet e njerëzve për të mos u zhdukur nga harta. Më ka emocionuar shumë ta sjell këtë vepër në një hapësirë kaq domethënëse si ky amfiteatër. Sonte në premierë dhe era u tregua dashamirëse, duke na mbrojtur skenografinë dhe lejuar një shfaqje të bukur, plot batuta dhe reflektim”, u shpreh regjisorja Andia Xhunga.

Ngjarjet zhvillohen në një fshat imagjinar, i cili përballet me një lajm dramatik. Rrezikon të mos ekzistojë më zyrtarisht. Për të shpëtuar nga harresa, banorët janë të gatshëm të inskenojnë një realitet të sajuar, që të tërheqin vëmendjen. Situata ndërlikohet dhe merr një kthesë të papritur kur në fshat mbërrin një gazetare e njohur.

Puna e kujdesshme në skenografi dhe kostume ka kontribuar në atmosferën e shfaqjes, duke e bërë të besueshme dhe të afërt me publikun shqiptar. Për këtë është kujdesur Alketa Tragaj Myshketa, e cila ka ndërtuar një pamje të gjallë të një fshati shqiptar me të gjitha kontrastet që e karakterizojnë.

“Kemi punuar shumë për ta bërë skenën një vend që flet shqip. E gjitha është ndërtuar mbi motive të njohura për publikun, që të ndihen pjesë e këtij fshati të humbur, por me shpirt të madh”, u shpreh skenografja dhe kostumografja e shfaqjes Alketa Tragaj Myshketa.

Në komedi interpretojnë aktorë të njohur si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Aleks Seitaj, Ervin Doko, Amos Zaharia, Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Xhejni Fama dhe Jaho Guma. Me humor të hollë dhe situata të gjetura, ata sjellin në skenë një histori që i përket çdo vendi të vogël që lufton për të mbijetuar në kohë moderne.

“Vendi më i humbur në Shqipëri” do të vijojë të shfaqet deri më 23 korrik në Amfiteatrin Antik të Durrësit, çdo mbrëmje në orën 21:00. Një komedi që nuk të bën vetëm për të qeshur, por të kujton edhe përgjegjësinë për të mos harruar vendet nga vijmë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...