Dhunohet kryetari i fshatit Tushemisht dhunohet fizikisht nga pronari i Hotel Driloni, konflikti për zaptimin e parkut degradon në dhunë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun e mbrojtur të Drilonit, në Pogradec, ku kryetari i fshatit Tushemisht është dhunuar fizikisht nga Jetmir Muçllari, pronar i “Hotel Driloni”, pas një konflikti të tensionuar për zaptimin e hapësirave publike. Ngjarja ka ndodhur në sy të qytetarëve dhe zyrtarëve të bashkisë, ndër ta edhe shefi i urbanistikës, P. Ziko, i cili ka qenë prezent, por nuk ka mundur të ndalojë përshkallëzimin e dhunës.
Ndërkohë policia ka deklaruar se ka nisur procedimin penal për katër personat e përfshirë në konflikt pa përcaktuar kush goditi kë.

Për vite me radhë, banorët dhe pronarë të tokave pranë parkut kanë denoncuar zgjerimin e paligjshëm të aktivitetit të biznesit të Jetmir Muçllarit, i cili akuzohet se ka zaptuar zona publike, ka rrethuar urat dhe rrugët, duke pamundësuar aksesin e qytetarëve në pronat e tyre.

Përkundër fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike në zonat turistike, situata në parkun e Drilonit vazhdon të përkeqësohet. Zaptimet jo vetëm nuk janë ndaluar, por janë shoqëruar me prishje strukturash dhe konfrontime të dhunshme. Ngjarja e fundit e dhunës ndaj një përfaqësuesi vendor tregon thellimin e krizës dhe mungesën e ndërhyrjes efektive të institucioneve përgjegjëse.

Reagimi i policisë

Pas incidentit, Policia e Pogradecit ka reaguar duke nisur procedim penal ndaj katër shtetasve të përfshirë në konflikt. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve:

  • I. T., 53 vjeç
  • P. P., 35 vjeç
  • J. M., 26 vjeç
  • J. M., 52 vjeç

Të katër banues në Pogradec, këta shtetas dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta pas një konflikti për motive pronësie.

Ndërkohë, banorët e zonës kërkojnë hetim të thelluar dhe masa të qarta ligjore ndaj atyre që po shkelin haptazi të drejtat e komunitetit dhe po përvetësojnë hapësirat publike, duke e kthyer parkun e Drilonit në një zonë të konfliktit të hapur dhe të rrezikshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...

UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore, përplasje e re për planin e privatizimit të Kupës së Botës

Më herët UEFA përshëndeti tërheqjen e FIFA-s nga plani, duke thënë se është koha për reformimin e institucionit,...

Prej 6 ditësh në flakë, zjarri në Librazhd ende jashtë kontrollit

Një zjarr i përmasave të mëdha vijon të jetë aktiv prej gjashtë ditësh në zonën pyjore të fshatit...

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë...