“I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak pushuesin në sy të fëmijëve, policia në shërbim të tij

Date:

Share post:

Ndërsa Shqipëria reklamohet intensivisht si një destinacion me turizëm elitar dhe mikpritës për pushuesit vendas e të huaj, realiteti në terren është krejt i ndryshëm dhe shqetësues. Në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ksamil, një person me precedentë penalë për trafik droge ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari, në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve që ndodheshin në zonë.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Ksamilit, dhe agresori, një shtetas i njohur për lidhje me botën e krimit dhe aktivitetet e dyshimta, ka vepruar i sigurt në paprekshmërinë që i garanton mbështetja e policisë lokale. Viktima ka mbetur i plagosur dhe i tronditur, ndërsa dhunuesi nuk është shoqëruar apo ndaluar nga uniformat blu.

Ky nuk është rasti i parë që ky shtetas ushtron dhunë në publik. Banorë dhe të afërm të viktimës pretendojnë se ai është “nën mbrojtje të policisë së Sarandës” dhe për vite me radhë ka operuar i paprekur nga ligji, pavarësisht veprave të rënda që i atribuohen./InfrontAlbania.

spot_img

Artikuj të lidhur

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...