Doktori, bën betimin e Hipokratit

Date:

Share post:

Këto ditë lajme të trishtueshme lexoj për doktorë që nuk janë doktorë.

Për të sëmurë që janë bërë numra ku në fund si mbiemër janë total kaq të ardhura.

Nuk kanë rëndësi emrat e doktorëve, nuk janë e nuk do të jenë të fundit, është gjëja më e dhimbshme.

Në këto momente e këto ditë me dashuri e respekt, me dhimbje nga zemra kujtoj të paharruarin mikun e shokun tim, vëllain e të gjithë të sëmurëve,

Dr. DORIAN MEHMET MIHALI.

Dori, djalë dhe nip i familjes Mihali doktorë prej 3 brezash.

Për më shumë se 30 vjet ka ndihmuar me përkushtim me qindra e qindra bashkë atdhetarë, me mijëra të tjerë.

Dori, onkologu që nuk pushoi deri në momentet e fundit të jetës së tij së ndihmuari këdo.

Dori qe vraponte në çdo shoqatë apo studio, apo spitale të prokuronte mjekime për të sëmurët e tij, dhe jo vetëm.

DORI, në këto ditë duhet të dalë kudo nëpër gazeta,

Emri i tij, vepra e tij duhet të jenë shembull për të gjithë ne.

Në këto ditë duhet të dalin emrat e shumë doktorëve shqiptarë kudo që ndodhen që ndihmojnë këdo, pa pritur asgjë, nuk i shkruaj dot të gjithë për fatin tonë të mirë këta Dorianë të tjerë janë shumë.

Unë do të shtoja emrat e tyre, do ti shkruaja kudo që mos të mund të fshihen nga memoria jonë.

Doktori, bën betimin e Hipokratit..doktori është zoti i prekshëm.

I dashur doktor

DORIAN MIHALI, sot të gjithë duhet të përkulemi para varrit tënd. Pllakata që ndodhet në Milano, duhet të jetë dhe tek Onkologjiku në Tiranë.

Do të doja të mbushej me lule letrash falenderimi varri yt sot, me dashurinë e respektin për atë që në të gjithë jetën tënde na dhurove.

Përqafoj me dashuri bashkëshorten e tij, Selma Dino edhe ajo dedikuar mjekësisë dhe djalin Edgar Mihali.

Do të jeni krenar për atë që Dori ishte dhe ju la në trashëgimi.

Të nderuar të gjithë mjekët tanë kudo ndodhen në botë, që sakrifikojnë për të respektuar emrin e tyre dhe misionin e Hipokratit.

Me dashuri pa fund për të gjithë ju.

Në emër te gjithëkujt që ju keni dhe vazhdoni të ndihmoni.

Luljeta Çobanaj

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...