Durrësi hap dyert për Xhiron e Velave të Italisë, shpërfillet protokolli i gjuhës

Date:

Share post:

Durrësi mirëpriti etapën e parë ndërkombëtare të Xhiros së Velave të Marinës Ushtarake Italiane, e cila ndaloi në shëtitoren “Taulantia” ku u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes së një ngjarjeje ushtarako-sportive që përforcon marrëdhëniet mes dy vendeve. Pjesëmarrëse në ceroni ishte dhe senatorja Isabella Rauti, nënsekretare e Shtetit Italian për Mbrojtjen. Senatorja Rauti, e shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Marinës Ushtarake, Admirali i Flotës Giuseppe Berutti Bergotto dhe presidenti i Shërbimeve të Mbrojtjes , u prit nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Senatorja Isabella Rauti u shpreh e kënaqur nga mikpritja shqiptare.

“Jam e kënaqur që Durrësi mikpriti këtë etapë të xhiros që përfaqëson vendosmërinë dhe vlerat e përbashkëta që trashëgohen brez pas brezi. Tradicionalisht nuk na lidh vetëm miqësia e thellë, por edhe fakti se shumë shqiptarë kanë lidhje të ngushta me Italinë. Nuk ka asnjë shqiptar që s’ka qenë në Itali, apo që s’ka pasur një familjar atje. Marrëdhëniet tona forcohen ditë pas dite. Shpirti i marinës, kulturës së mbrojtjes dhe komunitetit na bashkojnë.”

E organizuar në hyrje të shëtitores bregdetare, ceremonia u ndoq nga qytetarë të shumë durrsakë dhe pushues vendas, por shumë prej tyre e patën të vështirë të kuptojnë diçka nga gjithçka u tha. Mungoi përkthimi, ndërsa dhe kryetarja e bashkisë dhe ministrja e turizmit dhe mjedisit folën në italisht, në nder të miqve italianë, duke shpërfillur protokollin zyrtar dhe hamendësuar se të gjithë të pranishmit e njohin këtë gjuhë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako theksoi:

 “Këtë etapë e kemi quajtur ‘Toka e Shqiponjave’ pasi Durrësi është porta e të gjithë Shqipërisë. Ky aktivitet është dëshmi e shkëmbimit kulturor dhe politikave të përbashkëta të dy vendeve tona. Giro e Italisë me vela është një mundësi më shumë për promovimin ndërkombëtar të qytetit tonë me bregdetin e saj të mrekullueshëm, trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore, bukuritë natyrore, gastronominë dhe mikpritjen e cilësisë së lartë. Një qytet ku markat e mëdha kanë vendosur të jenë të pranishme dhe të investojnë.”

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu bashkua falenderimit për përfshirjen e Durrësit në turin e velave krahas qyteteve më të njohura turistike italiane dhe ndaloi në fluksin e italianëve që po vizitojnë vendin tonë vitet e fundit.

“Kishim 1 milion italianë që erdhën për të vizituar Shqipërinë, për të studiuar, për punë dhe për t’u njohur më mirë. Në 5 muajt e parë të këtij viti, vendin tonë e kanë vizituar rreth 400 mijë italianë, ose 70% më shumë se vitin e kaluar. Duam të zhvillojmë një turizëm të përgjëgjshëm që të jetë pjesë e turizmit mesdhetar.  Xhiro e velave është një promovues fantastik i ekoturizmit tonë. “

Admirali Giuseppe Berutti Bergotto, Zv.shef i Shtabit të Marinës Ushtarake Italiane u shpreh: “Jemi dy vende që ndajmë një det të përbashkët që është gjithnjë e më i rrezikshëm dhe së bashku kemi për detyrë ta mbajmë të sigurt për të gjithë përdoruesit. Përtej një gare sportive, vela është ambasadore e marinës në përgjithësi.”

Sipas Admiralit, përhapja e kulturës së velave, ndjenja e të qenit pjesë e një ekuipazhi që me një shpirt të shëndoshë konkurrence, në respekt të plotë të detit, e bën tërheqëse këtë regatë që është një nga qëllimet e Marinës Ushtarake.

Ndërkohë dhe Presidenti i Shërbimeve të Mbrojtjes, Dr. Gioaçhino Alfano, falënderoi përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe Kryetaren e bashkisë së Durrësit për pritjen e ofruar për Turit të Shiritit Rozë të Marinës Ushtarake 2024 që “përveç përhapjes së vlerave të Marinës Ushtarake dhe promovimit të markës së saj përmes velave, lejon promovimin e projektit Valore Paese Italia-Fari, në bashkëpunim me Agjencinë e Pasurive Shtetërore dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, me qëllim të vlerësimit të pasurive publike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territoreve italiane.”

Ceremonia u mbyll me me mirënjohjen e thellë për praninë e autoriteteve qeveritare dhe ushtarake italiane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe fjalën në shqip të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai theksoi se deti Adriatik nuk na ndan, por i bashkon dy vendet, duke ngritur ura të forta shpirtërore dhe njerëzore, ndërsa forcon bashkëpunimet e ndërsjella në sektorë të ndryshëm të sigurisë, kulturës dhe shoqërisë. Përtej një gare sportive, Xhiro e Velave dhe përfshirja e Durrësit në 10 etapat e saj përcjell një mesazh të vlerave dhe miqësisë së ndërsjelltë që i bashkon dy vendet tona.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...