Digjet gjatë natës makina e kryeinxhinierit të OSHEE Durrës

Date:

Share post:

Gjatë natës së kaluar, dy automjete janë përfshirë nga flakët në zonën e njohur si ish-URT në qytetin e Durrësit. Makinat ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës dhe ngjarja dyshohet të jetë rezultat i një akti të qëllimshëm zjarrvënieje. Një nga këto automjete, një fuoristradë, i përkiste kryeinxhinierit të OSHEE-së, Arben Alushi. Paraprakisht dyshohet se ky incident mund të jetë i lidhur me detyrën e tij.

Sipas hetimeve të para, zjarri iu vu automjetit te Alushit dhe më pas u përhap në makinën tjetër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia ka nisur një hetim të plotë dhe po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Ky incident ngre shqetësime serioze për sigurinë publike.

Burime policore shprehen se po punohet për të zbuluar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje dhe për të dërguar para drejtësisë personat përgjegjës.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...