Tre të vrarë, një i plagosur. Policia e Shtetit zbarkon në Memaliaj

Date:

Share post:

Një sulm me armë zjarri në një lokal në Memaliaj, rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme, ka lënë tre persona të vdekur dhe një të plagosur rëndë. 

Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë mbërritur në  Memaliaj. 

Objektiv i sulmit dyshohet se ishte biznesmeni 74-vjeçar, Shyqo Kalemi. Viktimat e tjera janë Gledio Muka, kamarieri 36-vjeçar, dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela. Artur Kalemi, 57 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në reanimacion në spitalin e Gjirokastrës.

Autorët e sulmit qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të Shyqo Kalemit brenda lokalit, pranë bashkisë së Memaliajt, duke goditur edhe personat e tjerë përreth.

Dyshohet se vrasja është një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djali i viktimës, i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor 2022, si dhe për eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikaj, një tjetër biznesmen.

Autorët dyshohet  se u larguan drejt Mallakastrës, ku dogjën automjetin në fshatin Bejaj.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorëve. Policia ka ngritur postblloqe kontrolli në të gjitha akset e daljes nga territori, në bashkëpunim me drejtoritë e policisë së qarqeve kufitare Fier, Vlorë dhe Berat.

Krehja e zonës dhe hetimi vazhdon.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...