Kapet hajduti serial: Nga Skrapari në Durrës e Tiranë për vjedhje

Date:

Share post:

Një hajdut serial me precedentë të theksuar për vjedhje në disa qarqe të vendit u kap dhe arrestua nga policia, pas një operacioni të shpejtë dhe të koordinuar. 29-vjeçari nga Skrapari, Teki Halilaj, i cili njihet për veprimtarinë e tij kriminale, u ndalua në kohë rekord pasi vodhi një automjet në lagjen nr.13 në zonën e plazhit të Durrësit dhe u drejtua për në Elbasan.

Ngjarja filloi më 14 gusht, kur dy qytetarë kallëzuan në polici vjedhjen e një automjeti dhe të sendeve personale në dy incidente të veçanta. Halilaj, pasi kishte grabitur makinën dhe një celular nga një shtetas shqiptar në lagjen nr.13, nuk u ndal me kaq. Në të njëjtën ditë, ai arriti të vidhte edhe çantën me para dhe sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, i cili qëndronte në një hotel në lagjen nr.14.

Falë reagimit të shpejtë të Komisariatit të Policisë së Durrësit dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Elbasanit, u bë e mundur ndalimi i të dyshuarit, pikërisht gjatë tentativës së tij për t’u larguar me automjetin e vjedhur. Operacioni i koduar “Saga” rezultoi i suksesshëm, duke vënë në pranga një kriminel të rrezikshëm që ishte në kërkim edhe nga Policia e Tiranës për katër vjedhje të mëparshme.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin e vjedhur, dy telefona, një medalion floriri, një parfum dhe një palë syze, të gjitha këto të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku pritet të vijojnë hetimet për veprimtari të mëtejshme.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...