Darka e fundit e Enverit

Date:

Share post:

Dosja hetimore mbi vrasjen e Enver Ballës në Shënavlash të Durrësit ka hedhur dritë mbi natën e fundit të tij, para se të vritej nga i biri. 62-vjeçari kishte humbur para disa vitesh bashkëshorten dhe, pas marrjes së bekimit nga fëmijët, veçanërisht nga Esmeraldi, me të cilin jetonte, kishte vendosur të bashkëjetonte prej një viti me Manushaqen, një grua shtëpiake. Kur është pyetur nga policia për zhdukjen e partnerit, Manushaqja ka deklaruar se nuk kishin konflikte dhe as dijeni për arsyet e largimit të tij.

Por grupi hetimor ka shkuar përtej kësaj marrëdhënieje dhe ka arritur të zbulojë një lidhje dashurore të viktimës me shtetasen Lindita T. Një natë para vrasjes, Enver Balla ka qenë në shoqërinë e Linditës. Të dy, në prani të vajzës së saj të martuar dhe bashkëshortit të saj, kanë ngrënë e pirë së bashku, duke shënuar kështu edhe darkën e fundit të tij. Pas mesnate, mes orës 00:00-01:00, Lindita e ka dërguar atë në shtëpi.

“Të nesërmen, këta persona nuk kanë mundur të lidhen më me Enverin dhe kanë komunikuar vazhdimisht me të birin, duke kërkuar informacion pasi kishin konsideratë për të. Por dy djemtë e Enverit, Esmeraldi dhe Andi, i kthyer nga Italia, kanë hedhur dyshimet se i ati ishte larguar nga shtëpia me Linditën, duke marrë edhe paratë nga kasaforta. Që në momentin kur djali i Enverit e ka sharë në telefon, duke akuzuar se ata kishin dorë në zhdukjen e babait të tyre, ata nuk janë interesuar më për Enverin”, thuhet në dosje.

Esmeraldi ka arritur të bindë edhe të vëllain, Andin, se në zhdukjen e babait kishte gisht Lindita. Ajo, nga ana e saj, është shfaqur e shqetësuar gjatë gjithë kohës për zhdukjen e Enverit pas darkës së tyre të fundit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...