Java kulturore turke sjell magjinë e muzikës në Durrës

Date:

Share post:

Më 13 shtator, Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës do të mirëpresë një ngjarje të veçantë kulturore, Koncertin e Perlave të Muzikës Turke, që do të fillojë në orën 20:00. Ky koncert do të sjellë për publikun shqiptar disa nga veprat më të spikatura të kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionierë në fushën e muzikës klasike turke.

Artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit do të interpretojnë pjesë që përfshijnë melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit, duke prezantuar karakterin e pasur të muzikës popullore turke në një nivel universal. Ky koncert synon të krijojë një përvojë të paharrueshme për dashamirësit e muzikës, duke shpalosur magjinë dhe emocionet që vetëm tingujt muzikorë mund të dhurojnë.

Java kulturore turke premton të jetë një mundësi e mirë për të përjetuar kulturën dhe muzikën e pasur turke. Publiku durrsak, po dhe të huajt që ndodhen në Durrës pritet të shijojnë një natë të mbushur me muzikë dhe ritme të njohura e të panjohura për ta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...