Gjermania feston bashkimin, 35 vjet nga rënia e Murit të Berlinit/ Ndasitë nuk u fashitën kurrë plotësisht

Date:

Share post:

Më 3 tetor përkujtohet bashkimi i Gjermanisë, pas rënies së Murit të Berlinit dhe triumfit të demokracisë. Festimet e sivjetshme të bashkimit mes ish-Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale të Gjermanisë po mbahen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani. Drejtuesja e këtij landi Manuela Schwesig deklaroi se sot po festojnë me të gjithë Gjermaninë dhe se gjermanët jetojnë në liri, paqe dhe demokraci, pasi për gati gjysmë shekulli Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara.

E shpallur festë kombëtare, kjo ditë megjithatë nuk i gjen gjermanët me ndasitë të hedhura pas krahëve plotësisht. 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale, edhe pse dinamika e përgjithshme e zhvillimit është pozitive për të dy ish-shtetet gjermane.

Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por ankohen se nuk ndihen të kuptuar siç duhet dhe sa duhet nga politika.

Gjermano-lindorët rezulton të kenë më pak besim tek institucionet demokratike sesa gjermanët në Perëndim dhe në landet e reja ka më pak njerëz që janë të kënaqur me sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, në të cilat partia ekstremiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 – 33 % të votave, ndërsa partia Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) fitoi 12 – 14 % të tyre.

Papunësia në lindje vazhdon të jetë ende më e lartë se në perëndim, por shumë të rinj që dikur u larguan për të punuar në landet perëndimore, së fundmi po rikthehen në landet lindore.Përfaqësuesi i qeverisë për Gjermaninë Lindore, Carsten Schneider, i cili është nga landi lindor i Tyringisë, ka analizuar bashkë me autorë të tjerë të njohur zhvillimin ekonomiko-social të landeve lindore dhe në raportin e tij për gjendjen në lindje, dilte në përfundimin se Gjermania është e lirë dhe e bashkuar, por e papërfunduar.

Më 9 nëntor 1989 ndodhi diçka që të gjithë e mendonin se ishte e pamundur: u hap kufiri midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Gjermanët brohoritën fillimisht me mosbesim, pastaj me gëzim. Rrugët e Berlinit ishin të mbushura plot, në të dy anët e murit. Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, u ndërtua pothuajse brenda natës më 13 gusht 1961. Si rezultat Gjermania, qyteti i Berlinit dhe shumë familje u ndanë. Një ndarje që do të zgjaste për 28 vjet, dy muaj e 28 ditë. 

Më shumë se 5,000 qytetarë të RDGJ-së (Republika Demokratike Gjermane e njohur ndryshe si Gjermania Lindore) ikën në Berlinin perëndimor pavarësisht barrierave. Por shumë përpjekje për arratisje dështuan. Winfried Freudenberg ishte viktima e fundit e Murit: më 8 mars 1989. 

Protestat e shumë qytetarëve të Gjermanisë Lindore dhe vendimet e kreut të qeverisë së atëhershme të Bashkimit Sovjetik, Michael Gorbachev, ishin vendimtare për zhdukjen e murit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...