Çdo gjest ka historinë e vet dhe historia e gishtit të mesit bëhet shumë më interesante kur di disa fakte argëtuese për të, apo jo?
Para Betejës së Azhinurit në vitin 1415, francezët, duke pritur një fitore ndaj anglezëve, propozuan t’u prisnin gishtin e mesit të gjithë ushtarëve anglezë që do të kapeshin robër. Pa gishtin e mesëm, do të ishte e pamundur të tërhiqnin harkun e famshëm anglez dhe kështu ata nuk do të ishin të aftë të luftonin më në të ardhmen. Ky hark i famshëm anglez ishte bërë nga pema vendase e bredhit anglez dhe veprimi i tërheqjes së harkut quhej ‘plucking the yew’ (ose ‘pluck yew’). Për habinë e francezëve, anglezët arritën një fitore të madhe dhe filluan të tallnin francezët duke ngritur gishtat e mesëm ndaj tyre të mundur dhe duke thënë: Shihni, ne ende mund të tërheqim harkun!
Me kalimin e dekadave, amerikanët ndryshuan fjalët, ‘pluck yew’ u bë “f**k you”, dhe fjalët filluan të përdoren shpesh në kombinim me përshëndetjen me një gisht të vetëm! Gjithashtu, për shkak të puplave të fazanit në shigjetat e përdorura me harkun, ky gjest simbolik u bë i njohur si ‘dhënia e zogut’.
©️zërionline


