Në një operacion të suksesshëm nga forcat speciale “Shqiponja”, janë arrestuar dy shtetas të cilët qarkullonin me armë zjarri dhe lëndë narkotike. Policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, dy mjete prerëse (thika), tre celularë dhe automjetin që po përdornin.
Operacioni u zhvillua pas sigurimit të informacioneve operative që dy individë po lëviznin të armatosur. Në kuadër të operacionit të koduar “Friends”, u ndalua automjeti ku udhëtonin Marsid Gjyzeli, 34 vjeç, drejtues i mjetit, dhe Ylli Agasi, 49 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit, u konfirmua se kishin në zotërim armë zjarri dhe kokainë.


Të dy të arrestuarit u vunë në pranga dhe materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
©️zërionline


