Loja me emigrantët/ Gjykata e Romës rrëzon Melonin. Largohet edhe grupi i dytë i emigrantëve nga Gjadri

Date:

Share post:

Grupi i dytë i emigrantëve u largua këtë të hënë nga qendra e Gjadrit. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, ky veprim është pjesë e të ashtuquajturit “eksperimenti Shqipëria.” Vendimi për largimin e emigrantëve u mor nga Gjykata e Romës, e cila ka pezulluar përkohësisht gjykimin për ndalimin e shtatë emigrantëve të sjellë në Shqipëri me anijen “Libra”, duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Sipas vendimit, pasi arrestimi i urdhëruar nga kreu i policisë së Romës nuk u verifikua brenda afatit ligjor prej 48 orësh, emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi janë të lirë. Kjo do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë në Shqipëri sipas protokollit të nënshkruar mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës dhe duhet të kthehen në Itali. Nga këta emigrantë, pesë prej tyre nuk kanë të drejtë azili sipas procedurave të shpejtuara të kufirit, siç sqaroi Rosa Emanuele La Faro, avokate për të drejtat e të huajve dhe emigrantëve.

Ndërkohë, komisioni po shqyrton rastet e dy emigrantëve të tjerë, për të cilët ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. “La Repubblica” shton se për shkak të vendimit të Gjykatës së Romës, emigrantët nuk mund të mbahen më në Gjadër.

Ky vendim prek grupin e dytë të emigrantëve të transferuar në Shqipëri. Grupi i parë, që mbërriti më 16 tetor, përfshinte 16 persona, disa prej të cilëve u kthyen që atë natë për arsye moshore dhe shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër u largua pas vendimit të gjykatës. Vendimi thekson se që një vend të konsiderohet i sigurtë, siguria duhet të jetë e garantuar në të gjithë territorin e tij.

Pas këtij vendimi, qeveria italiane miratoi një dekret për të rifreskuar listën e vendeve të sigurta dhe për të lehtësuar transferimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë, Gjykata e Romës vazhdoi të nënvizojë se përcaktimi i një vendi të sigurt duhet të jetë në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian, duke e mbizotëruar ligjin kombëtar kur është i papajtueshëm, sipas Kushtetutës italiane.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...