Ngacmimi seksual në vendin e punës vazhdon të jetë një problem shqetësues në Shqipëri, ku 1 në 10 punëmarrës ka përjetuar të paktën një herë ngacmim seksual gjatë karrierës së tij. Këto të dhëna alarmante janë bërë publike nga shoqata “Together for Life,” duke sjellë në qendër të vëmendjes një realitet që shpesh kalon pa u diskutuar dhe pa u adresuar siç duhet.
Sipas shoqatës, ky fenomen është i përhapur si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe angazhim nga punëdhënësit për të krijuar ambiente pune të sigurta dhe të respektueshme për çdo individ. “Together for Life” thekson se është e nevojshme që kompanitë dhe institucionet të ndërmarrin masa konkrete për të parandaluar dhe adresuar këto sjellje, duke mbështetur viktimat dhe inkurajuar denoncimin.


Shoqata bën thirrje për përfshirje të të gjithë aktorëve socialë dhe institucionale për të krijuar një kulturë pune ku respektohen të drejtat dhe dinjiteti i çdo punonjësi. “Together for Life” apelon për më shumë ndërgjegjësim në lidhje me këtë çështje dhe për të thyer heshtjen që shpesh shoqëron viktimat e ngacmimit seksual në vendin e punës.
V.Q.
©️zërionline


