Trump zgjedh Ratcliffe në krye të CIA-s, media serbe publikon foton “skandaloze” me simbolin e shqiponjës

Date:

Share post:

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka njoftuar se John Ratcliffe, ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe kontribues i Projektit 2025, është zgjedhja e tij për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Ky emërim ka ngjallur reagime të forta në media të ndryshme serbe, të cilat kanë rikthyer në qarkullim një fotografi të mëhershme ku Ratcliffe shfaqet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Tabloidi serb Informer e ka cilësuar këtë fotografi si “skandal”, duke argumentuar se gjesti i Ratcliffe përfaqëson “Shqiponjën shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe, një koncept që sipas tyre, kërcënon sovranitetin dhe integritetin e vendeve në Ballkan.
“Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në SHBA,” shkruan Informer, duke kujtuar se në vitin 2016 ai ishte i ftuar special në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan.

John Ratcliffe, i cili ka shërbyer si kongresmen republikan për tre mandate dhe më pas si drejtor i Inteligjencës Kombëtare në administratën e parë të Trump, njihet për miqësinë e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan. Këto lidhje të forta me komunitetin shqiptar kanë ngjallur reagime dhe kritika të ashpra në disa media serbe, të cilat shohin emërimin e tij si një zhvillim shqetësues për stabilitetin e Ballkanit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...