50-vjeçari humb jetën në vendin e punës, te Pespa Alumin

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr. 14 të Durrësit, në Shkozet, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Sipas policisë vendore, ngjarja ka ndodhur në ambientet e firmës Pespa Alumin, kompani për përpunimin e duraluminit, ku shtetasi Dritan Nasufi dyshohet se është aksidentuar nga një makineri.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, ai nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, duke hetuar shkaqet dhe kushtet e sigurisë në punë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...