Shoqëria civile në Durrës ngre zërin kundër dhunës ndaj grave 

Date:

Share post:

Më 25 nëntor, në Ditën Botërore të Luftës kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, shoqëria civile në Durrës organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në qendër të qytetit për të mbështetur gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës. Me sloganin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave,” ky aktivitet shënoi fillimin e 16 ditëve të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.  

Bajana Çeveli, Aktiviste e njohur e shoqërisë civile në vend dhe drejtuese e shoqatës Gender, Paqe dhe Siguri u shpreh se në çdo rast i duhet thënë ndal dhunës të çdo lloji ndaj grave dhe vajzave, ndërsa u ndal te problematikat e viktimave të dhunës

“Gratë, që dhunohen, shpesh janë të detyruara të bëjnë kompromise për shkak të kushteve ekonomike, mungesës së mbështetjes, duke u detyruar të jetojnë në të njëjtën hapësirë me dhunuesin e tyre.”  

Një nga sfidat më të mëdha për gratë durrsake që përballen me dhunën është mungesa e strehimit. Aktivistët theksojnë nevojën urgjente për mbështetje institucionale dhe krijimin e kushteve për banesa sociale.  

“Shumë gra rikthehen tek dhunuesit për shkak të mungesës së strehimit. Është e domosdoshme që shteti të ofrojë banesa sociale dhe standarde jetese dinjitoze. Përmirësime ka pasur, ka strehëz, shteti ofron përmes shoqatës dhe mbështetje ligjore falas, por ende ka vend për përmirësim pasi këto nuk mjaftojnë.”  

Donika Gjonaj, një nga të mbijetuarat e dhunës, tregoi historinë e saj të guximshme, se si arriti të thyejë heshtjen dhe të dalë nga dhuna që zgjaste prej vitesh, falë ndihmës së shoqatës “Gender, Paqe dhe Siguri.”  

E mbijetuara e dhunës në familje tha:

“Kam përjetuar dhunë në familje për vite derisa denoncova në polici. Sot jam më e qetë dhe dua t’i them të gjitha grave se dhuna nuk durohet.”  

Megjithatë, Donika përballet ende me vështirësi ekonomike dhe kërkon ndihmë nga institucionet vendore.  

“Merrja 10 mijë lekë nga bashkia dhe ato m’i hoqën. Kam bërë 3 operacione. Jam me epilepsi dhe sëmundje të tjera. Bashkia duhet të më ndihmojë me KEMP-in që ma kanë hequr. Nuk jam e aftë për punë dhe ato 10 mijë lekë janë jetike për mua.”  

Edhe Vangjeli Kozho, një tjetër grua pjesëmarrëse në aktivitet, denoncoi mungesën e mbështetjes nga bashkia e Durrësit, duke theksuar se përballja me vështirësitë ekonomiko-sociale është bërë e papërballueshme.  

Pjesëmarrës në aktivitet ishin dhe drejtues të Shërbimit Social në Bashki që pasi u njohën me rastin e Vangjeli Kozhos, vendosën të ndërhyjnë për ta përfshirë atë në skemën e ndihmës ekonomike.

Aktivitetet në kuadër të fushatës 16-ditore synojnë të nxisin reflektim dhe veprim nga institucionet publike, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për gratë që përballen me dhunën dhe pasojat e saj.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit në Gjykatën e Durrësit janë regjistruar mbi 500 çështje për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes, shumica nga gra dhe vajza të dhunuara nga bashkëshortët dhe partnerët e tyre. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...