Koncerti festiv “Këngët e Vendit Tim”, emocione dhe krenari kombëtare përmes talenteve të rinj në Durrës

Date:

Share post:

Në kuadër të festimeve të nëntorit, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës hapi dyert për koncertin festiv “Këngët e Vendit Tim”, një homazh artistik me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit dhe 112-vjetorit të Pavarësisë.

Nën udhëheqjen artistike të mezzo sopranos Olta Juba, dirigjimin e Orges Memës dhe moderimin e Adelina Gjojdeshit, koncerti ngjiti në skenë disa nga talentet më të spikatura të qytetit që sollën plot freski këngë të mirënjohura të muzikës sonë.

Tingujt e Orkestrës frymore, harmonia e Korit të të rinjve dhe energjia e solistëve dhe e kërcimtarëve krijuan një atmosferë të bukur që përfshiu të gjithë të pranishmit në sallë. Interpretimet përçuan krenarinë kombëtare dhe gjallëruan traditat, duke sjellë një buqetë këngësh të mirënjohura dhe nga festivalet në RTSH dhe duke marrë duartrokitje nga publiku.

Koncerti u organizua nga bashkia e Durrësit, qendra kulturore “A. Moisiu” dhe ZVA Durrës. Hyrja e lirë mundësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve, të cilët përjetuan një mbrëmje të bukur kuqezi.

Koncerti ishte dhe një moment i çmuar reflektimi dhe festimi përmes artit, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...