Tregti e palicensuar me cigare kontrabandë, pranga 50-vjeçarit

Date:

Share post:

Një 50-vjeçar u prangos për tregti të paregjistruar dhe kontrabandë cigaresh në Durrës.
Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 50 vjeç, i cili u kap duke ushtruar aktivitet tregtar të paregjistruar. Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e policisë, u zbuluan dhe u sekuestruan 3528 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të gjitha pa pullë fiskale.
Sipas Policisë, ky aktivitet përbën një shkelje të ligjit dhe përfshin disa vepra penale, mes të cilave “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Hetimet do të vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të arrestuarit dhe për të zbardhur mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Greqi/ 3 të rinj nga Fieri humbin jetën në një aksident tragjik

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një...

Renditja e Eurostat/Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë ekonomike

“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra...

Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! Arrestohen 3 autorët e dyshuar

Janë publikuar pamjet nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes...

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...