Alarm në Lezhë. Shfaqet Murtaja Afrikane

Date:

Share post:

Një vatër e murtajës afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe komuniteti lokal. Sëmundja është shfaqur tek derrat, ku të paktën 10 krerë kanë ngordhur, pesë prej tyre brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të zonës.  

Pas raportimeve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë ka nisur menjëherë hetimet dhe analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e murtajës afrikane të derrave, një sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemoragjike te derrat dhe kërcënon sigurinë ushqimore. Për këtë arsye, zona është vendosur në karantinë, ndërsa ekipet veterinare po kryejnë inspektime dhe dezinfektim për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.  

Zyrtarët e Shërbimit Veterinar nuk kanë komentuar mbi situatën, por është konfirmuar se të gjithë specialistët janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të analizuar dhe vlerësuar gjendjen.  

Grupet e inspektimit po monitorojnë çdo fermë dhe vendbanim në zonë, ndërsa masat e dezinfektimit vijojnë në pikat e dyshuara. Kjo është hera e parë që një vatër e kësaj sëmundjeje shfaqet në këtë rajon, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj mbi ekonominë lokale dhe shëndetin e kafshëve.  

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të raportojnë çdo rast të ngordhjes së derrave dhe të respektojnë masat e vendosura për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...