Krimi që tronditi familjen: Historia e errët e Kastriot Cenkos

Date:

Share post:

Vrau me çekiç bashkëshorten, Kastriot Cenko ka rrëfyer krimin në policinë greke, por duke lënë të pazbardhur të vërtetën e asaj nate dhe një jete të humbur pakthim. 

Akti brutal u zhvillua brenda katër mureve të një shtëpie që deri atëherë dukej e qetë. Kastriot Cenko, 39 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Alba Cenko, në një episod dhune të paparë, duke përdorur një çekiç dhe kabllon e një karikuesi celular.

Në rrëfimin e tij tronditës, Kastriot Cenko përshkruan momentet e fundit para aktit fatal. Teksa fëmijët flinin të qetë në dhomat e tyre, ai u zgjua rreth orës 01:30 dhe vuri re se gruaja nuk ishte në shtrat. E gjeti në banjë, duke folur në telefon. Aty, dëgjoi një bisedë që do të ndryshonte gjithçka, sipas tij. Zëri i një burri tjetër në linjë dhe deklarata e gruas së tij se planifikonte të largohej, duke marrë me vete djalin e madh, ndezën një shpërthim emocionesh tek ai.  

“Nuk është fëmija yt,” kishte thënë gruaja, duke shtuar se vetëm djali i vogël ishte i tij. Këto fjalë u bënë nxitësi i një akti të pakontrolluar. “Në atë moment u hutova plotësisht,” ka rrëfyer Kastrioti. Ai mori çekiçin dhe e goditi në kokë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht se gruaja ra pa ndjenja, ai përdori kabllon e një karikuesi për ta mbytur dhe e mbështolli trupin për të fshehur gjurmët.  

Dy fëmijët e çiftit, vetëm 9 dhe 12 vjeç, ishin në shtëpi gjatë gjithë kohës, por në gjumë. Për të shmangur çdo dyshim, Kastrioti i dërgoi në shtëpinë e vëllait, duke inskenuar një skenar të ftohtë për të mbuluar krimin. Ai u shkroi një mesazh duke u shtirur si nëna e tyre:  

“Mami u largua… tani jam në Patra dhe nuk do të kthehem më. Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe dëgjoni babin.”  

Në mesazhin e tij, ai krijoi një narrativë të detajuar, duke u përpjekur të mbante gjallë idenë se nëna e tyre kishte vendosur të largohej. Të njëjtën lojë, luajti dhe me familjarët e Albës. Por pas kësaj loje të manipuluar fshihej një realitet i tmerrshëm. 

Ky krim barbar ka nxitur një valë debatesh mbi dhunën në familje dhe shkaqet që çojnë në akte kaq ekstreme. Ishte xhelozia, tradhtia apo ndonjë tension i pazgjidhur ndër vite që çoi në këtë tragjedi? 

Pavarësisht motiveve, e vërteta mbetet e pandryshuar: dy fëmijë mbetën pa nënë dhe pa një të ardhme normale.  

Ngjarja e Kastriot Cenko nuk është vetëm një krim që tronditi familjen e tij, por edhe një sinjal alarmi për shoqërinë për të adresuar më me forcë dhunën dhe konfliktet brenda familjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e...