Karteli i mikrokredive dhe lidhjet e fshehura me oligarkët rusë

Date:

Share post:

Kompania e mikrokredive Kredo Finance, e njohur tashmë për aktivitetet e saj të dyshimta dhe abuzive, ndodhet në qendër të një hetimi mbi lidhjet e saj me oligarkë rusë të afërt me Vladimir Putinin. Ndryshimet e vazhdueshme të emrit dhe pronësisë së kompanisë kanë ngritur dyshime të forta për përfshirje në pastrim parash dhe shmangie të sanksioneve ndërkombëtare.

Hetime për rolin kriminal të Kredo.al

Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se Kredo.al është një aktor kyç në një kartel të mikrokredive që zhvat qytetarët shqiptarë përmes kredive me interesa deri në 800%. Ashtu si Iute Credit, Kredo.al ka shitur mijëra kredi tek grupet e dyshimta MCA, ADCA dhe Final, të lidhura me Arben Meskutin dhe Olsi Ibron. Kjo e fundit u gjet i vdekur pas një incidenti të dyshimtë, kur Prokuroria e Tiranës filloi të godiste këtë skemë, duke përfshirë edhe SPAK-un në hetime.

Ndryshimet e emrave dhe pronësisë për të fshehur gjurmët

Kredo ka ndryshuar disa herë emrin dhe pronarët e saj në përpjekje për të fshehur lidhjet me oligarkun rus Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Kanadaja, Australia dhe Ukraina si pjesë e rrethit të ngushtë të Putinit.

Kompania nisi si Mondo Finance, u shndërrua në Kredo Finance, më pas Kredo.al, dhe së fundmi, në maj të vitit 2024, mori emrin ECFA. Pavarësisht ndryshimeve, kontrolli mbetet i lidhur me letonezin Aigars Kesenfelds, një personazh i njohur për mashtrime financiare dhe skema piramidale.

Sipas investigimeve mediatike, Kesenfelds vepron si një maskë për Boykon, duke përdorur ndryshimet e pronësisë për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Lidhjet me oligarkun dhe struktura e pronësisë

  • Në vitin 2018, Kesenfelds ia shiti kompaninë AS Fenderson Properties, të cilën ai vetë e kontrollonte.
  • AS Fenderson ndryshoi emrin në AS Finitera, dhe në 2020, ia shiti Kredo-n kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro.
  • NF Capital më vonë ndryshoi emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.
  • Në vitin 2021, AS Eleving Consumer Finance Holding i shiti 3% të kuotave Arlinda Mujës, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme dhe aksionere e Kredo Finance.

Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, një organizatë që përfshin të gjitha kompanitë kryesore të mikrokredive në vend, duke përfshirë Kredo.al, Iute Credit, dhe të tjera.

A do të veprojë komisioni i posaçëm?

Komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, i kryesuar nga deputeti Erion Braçe, ka për detyrë të hetojë raste të tilla. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Braçe ngriti shqetësimin se kompani të lidhura me interesat ruse kanë hyrë në Shqipëri përmes vendeve të BE-së, duke përdorur pronarë të fshehtë për të vazhduar aktivitetet e tyre.

Braçe kritikoi mungesën e koordinimit ndërmjet institucioneve shqiptare, pasi të dhënat për pronarët përfitues shpesh nuk përputhen mes Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera.

Tani mbetet për t’u parë nëse komisioni do të marrë masa konkrete ndaj Kredo Finance dhe strukturave të saj, që duket se përfaqësojnë një tentakulë të oligarkëve rusë në Shqipëri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...