Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës fiton Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës 2024

Date:

Share post:

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për vitin 2024 nga Shoqëria Evropiane për Cilësinë e Kërkimit (ESQR), një organizatë prestigjioze me seli në Zvicër. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Vjenë, ku UAMD u rendit ndër 144 institucione nga mbarë bota, duke u bërë institucioni i parë shqiptar që fiton këtë çmim.

Ky çmim iu dha universitetit për praktikat e tij të avancuara, ekselencën në mësimdhënie, inovacionin, arritjet cilësore dhe strategjitë e suksesshme që ka ndjekur. Ndër laureatët e mëparshëm të këtij çmimi janë universitete dhe institucione të njohura nga SHBA, Britania, Gjermania, Japonia dhe shumë vende të tjera.

Një arritje historike për arsimin shqiptar

Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, gjatë fjalës së tij në ceremoni, theksoi se ky çmim është një mirënjohje e rëndësishme për angazhimin e përbashkët të stafit akademik dhe administrativ të institucionit. Ai shtoi se ky sukses vjen si rezultat i ndjekjes së strategjive akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbështetura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

“Ky çmim na inkurajon të vazhdojmë misionin tonë për rritjen e cilësisë, lidershipit dhe inovacionit në fusha të ndryshme akademike. Jemi të përkushtuar për të ofruar një edukim cilësor, duke përgatitur studentët tanë si liderë të së ardhmes,” tha Prof. Dr. Fortuzi.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” është i njohur për përqendrimin e tij në ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e metodave inovative të mësimdhënies. Ky angazhim ka kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe në zgjerimin e ndikimit të tij në rajon dhe më gjerë.

Në ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, SH.T.Z. Fate Velaj, i cili shprehu mbështetjen dhe entuziazmin për këtë arritje të madhe.

Ky çmim konsiderohet një hap i rëndësishëm për arsimin shqiptar dhe një shembull frymëzues për të gjitha institucionet e tjera në vend. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...