Mozart, Gjeniu që sfidoi kohën me talent dhe histori të pazakonta

Date:

Share post:

Wolfgang Amadeus Mozart, një nga figurat më të ndritura të muzikës klasike, është i njohur jo vetëm për veprat e tij të jashtëzakonshme, por edhe për jetën e tij plot kuriozitete dhe histori të veçanta. Ja disa fakte interesante rreth tij:  

– Emri i vërtetë nuk ishte “Amadeus”: Ai u pagëzua si Joannes Chrysostomus Wolfgang Theophilus. “Amadeus” është latinizimi i emrit “Theophilus,” që do të thotë “ai që e do Zotin,” por Mozart preferonte ta quante veten “Amadé.” Në familje e thërrisnin shpesh “Wolfert.”  

– Fëmijëri e vështirë: Nga shtatë fëmijët e familjes, vetëm Mozart dhe motra e tij e madhe, Maria Anna (e njohur si Nannerl), mbijetuan. Nannerl ishte gjithashtu një muzikante e talentuar, por ndaloi së interpretuari me urdhër të babait të saj, ndërsa Mozart inkurajohej.  

– Gjeni në moshë të re: Mozart kompozoi veprën e tij të parë në moshën pesë vjeçare. Babai i tij, Leopold, kishte një metodë të veçantë për ta zgjuar: luante një melodi deri në notën e fundit, dhe Mozart e përfundonte nga shtrati.  

– Një fëmijë i jashtëzakonshëm: Në moshën tetë vjeçare, gjatë një vizite në Londër, anëtarët e Shoqërisë Mbretërore dyshuan se ai ishte një i rritur me nanizëm (xhuxh). Testet i bindën se ishte vërtet një fëmijë, kur Mozart u shpërqendrua nga një mace që kaloi dhomën.  

– Dashuria për kafshët: Mozart kishte një zog të vogël të cilin e adhuronte. Kur ai vdiq, Mozart organizoi një funeral të veçantë për të.  

– Varfëri dhe shpërdorime: Pavarësisht se fitonte shumë para, Mozart shpërdoronte shuma të mëdha, sidomos në bilardo. Në fund, u varros në një varr masiv, për shkak të varfërisë.  

– Një kujtim fotografik muzikor: Në moshën 14 vjeçare, ai vizitoi Kapelën Sistine dhe dëgjoi “Miserere” të Gregorio Allegrit, një vepër që nuk lejohej të kopjohej. Mozart e rikrijoi të gjithë nga kujtesa, duke habitur edhe Papën.  

– Një dashuri e hershme: Si fëmijë, Mozart u dashurua me Marie Antoinette, mbretëreshën e ardhshme të Francës. Pas një koncerti, ai i propozoi për martesë.  

– Frymëzimi masonik: Mozart iu bashkua masonerisë në 1784. Opera e tij “Flauti Magjik” përmban referenca të qarta për parimet masonike.  

– Letrat e tij të veçanta: Letrat e Mozart drejtuar kushërirës së tij janë të famshme për gjuhën e pazakontë dhe temat humoristike që ai trajtonte.  

– Misteri i Requiem-it: Ndër veprat e tij të fundit ishte Messa e Requiem-it, e porositur nga një komisioner misterioz. Mozart nuk mundi ta përfundonte, dhe ajo u përfundua nga nxënësi i tij, Süssmayr.  

– Kafeneja historike në Salzburg, ku Mozart shijonte mëngjesin dhe luante bilardo, ekziston ende. “Café Tomaselli” vazhdon të përgatisë të njëjtën akullore të preferuar nga gjeniu muzikor.

Jeta e Mozart mbetet një thesar për historinë e muzikës dhe një frymëzim i pashtershëm për artin e madh që ai la pas.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...