17-vjeçarja nga Durrësi humb jetën nga meningiti bakterial

Date:

Share post:

Një 17-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e meningitit bakterial, një sëmundje e rëndë dhe ngjitëse. Vajza është paraqitur një ditë më parë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe më pas është transferuar në shërbimin infektiv në QSUT, ku ka ndërruar jetë gjatë paradites së të dielës.  

Në vijim, autoritetet shëndetësore po trajtojnë me profilaksi familjarët e vajzës N. C. dhe personelin mjekësor që e ka trajtuar atë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.  

Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera, vaksina kundër meningitit bakterial nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit, duke rritur kështu rrezikun për popullatën. Ky rast tragjik ka rikthyer vëmendjen te nevoja për forcimin e masave parandaluese dhe futjen e vaksinës në programin e imunizimit kombëtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...