Vdekja e gjimnazistes, Heshtje dhe Masa parandaluese ne Durrës

Date:

Share post:


Pas vdekjes së 17-vjeçares nga Durrësi me meningit akut, mungesa e informacionit nga autoritetet shëndetësore ka rritur pa sigurinë, por Zëri Online mëson jozyrtarisht se masa janë marrë dhe po merren. Menjëherë pas vdekjes së Noela C. ka nisur trajtimi profilaktik, parandalues i personelit mjekësor në Urgjencën Spitalore të Durrësit, si dhe familjarëve të saj, ndërsa pritet edhe përcaktimi i nëntipit të shtamit nga analizimi në laboratorët e ISHP-së, që do të ndihmojë më tej në përcaktimin e ndërhyrjes dhe përhapjes së kësaj sëmundjeje infektive. Sipas ZVA Durrës, masa po merren edhe në gjimnazin “Leonik Tomeo” ku mësonte 17-vjeccarja. Ambientet e tij do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po investigojnë rastin dhe kontaktet e tjera të vajzës që humbi jetën në shërbimin infektiv të QSUT-së. Deri tani nuk paraqitet asnjë rast tjetër me simptoma të ngjashme.

Ndonëse ka pasiguri dhe paqartësi në komunitet, autoritetet e shëndetit publik në Durrës, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor nuk i janëë përgjigjur kërkesave për të sqaruar opinionin publik në lidhje me masat e marra.

Gjimnazistja u paraqit të shtunën në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit me dhembje koke, të vjella dhe simptoma të tjera. Një gjendje që u përkeqësua me shpejtësi duke i shkaktuar vdekjen dhe pse u dërgua menjëherë në QSUT.

Mjekët në spitalin e Durrësit shprehen jashtë kamerave se kjo formë e meningitit kishte shumë kohë që nuk shfaqej në Durrës, ndaj po investigohet nga autoritetet e shëndetit public për të kuptuar burimin dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera, vaksina kundër meningitit bakterial nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit, duke rritur kështu rrezikun për popullatën. Ky rast tragjik ka rikthyer vëmendjen te nevoja për forcimin e masave parandaluese dhe futjen e vaksinës në programin e imunizimit kombëtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan të bllokojnë rrugët. Ata u...

Wireless dhe alkool, kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Një kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK është zhvilluar në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i...

Trump mund të publikojë “sekretet” e 11 shtatorit!

Donald Trump mund të hapë dokumente të tjera të qeverisë amerikane për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001. Presidenti...

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i filialit të Postës në Durrës

Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin është emëruar në krye të filialit të Postës Shqiptare në...