Vrasja e Shënvlashit, pesë të pandehur përballë drejtësisë. Fëmijët dhe gruaja e viktimës në bankën e të akuzuarve

Date:

Share post:

Këtë dhjetor, në Gjykatën e Durrësit ka nisur gjykimi i krimit makabër brenda familjes Meta në Shënavlash të Durrësit. Vrasja e 49-vjeçarit Pëllumb Meta ndodhi më 10 shkurt të këtij viti, por u zbulua rreth dy javë më vonë. Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë persona, mes të cilëve tre fëmijët e viktimës, bashkëshortja e tij dhe një person tjetër i akuzuar për ndihmë në fshehjen e provave.

Dy nga fëmijët e viktimës, Hysen dhe Hygerta Meta, akuzohen për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Fshehje e asgjesim të kufomës” kryer në bashkëpunim. 25-vjeçari Hysen Meta akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje. Ai pati pranuar fillimisht të jetë autor i krimit, duke rrëfyer se ka qëlluar babain e tij katër herë pas një konflikti familjar. Ai ka deklaruar se veprimet e tij ishin një reagim ndaj “diktatit të pamëshirshëm” që, sipas tij, ushtronte babai mbi familjen. Por më pas krimin e mori përsipër vajza e familjes, Hygerta, studente në Universitetin e Tiranës.
Pas vrasjes, fëmijët e groposën trupin e babait në një kasolle pranë banesës dhe e deklaruan të larguar nga banesa 3 ditë pas krimit. Vëllai i tyre, Amarildo Meta, është akuzuar për “Fshehje të kufomës”, ndërsa bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, për “Pengim të zbulimit të së vërtetës”. Nën akuzë është vënë dhe shtetasi Sajmon Bajramaj, pronari i automjetit të përdorur për fshehjen e provave. Ai akuzohet për “Mos kallëzim krimi”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës, kur Pëllumb Meta ishte shtrirë për të pushuar para se të nisej për në punë. Konfliktet e vazhdueshme brenda familjes, të nxitura nga përpjekjet për të fejuar vajzën e vogël, Hygertën, dhe tensionet e tjera familjare, mendohet të kenë qenë motivi kryesor i krimit.

Pas krimit, trupi i Pëllumb Metës u zhvesh, u mblodh me plastikë dhe u varros në një kasolle. Makina e tij u zhvendos në zonën e Sektor Rinia për të krijuar përshtypjen e një zhdukjeje. Tre ditë pas ngjarjes, Hysen Meta raportoi në polici për humbjen e kontakteve me babain e tij, por hetimet intensive të policisë zbuluan të vërtetën.
Seanca e parë gjyqësore u shty për shkak të mungesës së tre fëmijëve të arrestuar në sallën e gjyqit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të përfshirjes së gjithë familjes në këtë akt kriminal dhe ka nxitur diskutime mbi konfliktet familjare dhe pasojat e tyre tragjike.
Gjykata pritet të vazhdojë shqyrtimin e çështjes muajin e ardhshëm, ndërsa kjo ngjarje mbetet një nga krimet më të rënda familjare vitet e fundit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...