Një 22-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në rrugën “Vllazërimi”, në hyrje të Durrësit, në lagjen 17. 22-vjeçari Denis Hoxha ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me automjetin tip Volkswagen, kur ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një trajler të parkuar në anë të rrugës.


Përplasja ka rezultuar fatale, pasi i riu e humbi jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e madhe. Kjo ngjarje është dhe një këmbanë alarmi, ndaj autoritetet apelojnë për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të vona dhe në rrugët me kushte të vështira dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë.
©️zërionline


