Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit/ Mbi 12 mijë mbërritje në fundjavë

Date:

Share post:

Mbi 12 mijë persona kanë mbërritur këtë fundjavë në portin detar të Durrësit. Shqiptarët e diasporës kanë nisur të kthehen, si çdo vit, për të festuar pranë të afërmve të tyre në këtë fundvit. Përveç tyre, edhe shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar ditët festive.
Gjatë paradites së së dielës, me tre tragete – dy nga linja e Barit dhe një nga Ankona – kanë mbërritur 4,536 udhëtarë dhe 1,157 automjete. Ndërkohë, në mbrëmje pritet mbërritja e dy trageteve të tjera nga Bari.


Që nga data 19 dhjetor, tragetet kanë nisur të kryejnë lundrime të dyfishta, vajtje-ardhje brenda ditës. Si pasojë, oraret e nisjes drejt Italisë në mbrëmje janë shtyrë me një orë për tragetet me dy lundrime.
Kapiteneria e portit të Durrësit ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për përpunim të shpejtë dhe pa probleme të pasagjerëve dhe automjeteve.
Nga e premtja, më 20 dhjetor, deri në mesditën e së dielës, kanë mbërritur në portin e Durrësit 12,121 udhëtarë dhe 3,415 automjete. Fluksi pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...