Manovrat e tragetit shkaktojnë incident në port. Vonesa dhe pezullim lundrimesh në Durrës

Date:

Share post:

Një incident ka ndodhur gjatë manovrave të tragetit “AF Francesca” për t’u ankoruar në kalatë. Helika e tij ka kapur spirancën e tragetit “Rigel III”, i cili ishte ankoruar më parë në të njëjtën zonë. Për pasojë, helika e “AF Francesca” është dëmtuar, duke diktuar që trageti të kryejë sot një lundrim pa pasagjerë, për shkak të dëmtimit të helikës dhe kushteve të vështira atmosferike.
Sipas parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit për situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, kushtet e përkeqësuara të motit kanë shkaktuar vonesa në mbërritjen, nisjen dhe proceset e bregëzimit të trageteve.
Kompanitë e lundrimeve njoftojnë se trageti “AF Marina”, i planifikuar për të lundruar sot mesditën nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali), ka pezulluar nisjen deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Nga ana tjetër, trageti “AF Francesca” do të kryejë lundrim pa pasagjerë për shkak të dëmtimit të helikës.
Në terminalin e kontenierëve, proceset operacionale po vijojnë normalisht dhe pa ndërprerje.
Ndërkohë, puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë të rifuxhos është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...