Moti i keq fundos një peshkarexhë në Durrës

Date:

Share post:

Një peshkarexhë u mbyt këtë të hënë në basenin e portit të peshkimit në Durrës.
Sipas burimeve nga ky port, anija me emrin “Gimi & Geri” ishte e ankoruar në kalatë prej kohësh, por kushtet e rënduara atmosferike të orëve të fundit në gjirin e Durrësit, me erëra të fuqishme dhe dallgëzim të lartë, kanë bërë që ajo të marrë ujë dhe të fundosej në basen.
Peshkarexha është në pronësi të një shtetasi nga Korça, por prej vitesh nuk ka dalë në det për aktivitet peshkimi. Anija ka qëndruar e ankoruar në bankinë dhe dyshohet se mungesa e mirëmbajtjes mund të ketë kontribuar në dëmtimin e saj, duke e bërë më të ndjeshme ndaj kushteve të këqija atmosferike.
Autoritetet portuale po vëzhgojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ndërmerren hapa për nxjerrjen e peshkarexhës nga baseni dhe për të shmangur ndotjen e mëtejshme të ujërave të portit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...