Emrat/ Dogjën qëllimisht dy automjete. Pranga dy 18-vjeçarëve, në kërkim bashkëpunëtori

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka zbardhur një ngjarje kriminale në lagjen nr. 13, ku dy automjete u dogjën qëllimisht më 23 shtator. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.
Pas hetimeve intensive dhe bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, janë arrestuar shtetasit Albjon Golemi, 18 vjeç, dhe Ertin Hoxha, 18 vjeç, të dy banues në Durrës. Ndërkohë, shtetasi Eridjon Rubener, 32 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjithashtu, një i mitur, shtetasi A. Gj., është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Sipas hetimeve, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Policia vijon angazhimin për arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Ngjarja ka ngritur shqetësime në komunitet, ndërsa autoritetet premtojnë masa më të forta për të garantuar sigurinë publike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...