Aksident në Fushë-Krujë, tre të plagosur te Trauma 

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë – Thumanë, pranë fshatit Derven, ku dy automjete u përplasën, duke lënë të plagosur tre persona.  Automjeti tip Opel dhe një Mitsubishi me targa italiane u përfshinë në aksidentin që sipas hetimeve paraprake u shkaktua nga ndërprerja e rrugës nga mjeti tip Opel, po dhe shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte automjeti tjetër që drejtohej nga një grua.Si rezultat, drejtuesi i mjetit Opel dhe dy pasagjerë në makinën e tij mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje rrugore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...