Kina përshkallëzon luftën tregtare me SHBA-në, Tarifa të reja

Date:

Share post:

Kina ka vendosur tarifa hakmarrëse ndaj disa mallrave amerikane, duke reaguar ndaj tarifave të reja të SHBA-së për të gjitha importet kineze. Tarifat e Pekinit përfshijnë një rritje prej 15% për qymyrin dhe gazin natyror të lëngshëm nga SHBA, si dhe 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, kamionët transportues dhe disa modele makinash sportive.  

Përveç masave tarifore, Pekini ka shpallur edhe një hetim antimonopol ndaj Google, duke shtuar një tjetër front tensioni në marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës.  

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke deklaruar se tarifat kineze janë një kundërpërgjigje ndaj deficitit tregtar mes dy vendeve dhe dërgesave të fentanilit (më i fuqishëm se morfina) nga Kina në SHBA. Nga ana tjetër, autoritetet kineze akuzuan administratën Trump për shkelje të rregullave ndërkombëtare të tregtisë.  

“Vendosja e njëanshme e tarifave nga SHBA-ja shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo jo vetëm që nuk zgjidh problemet e saj të brendshme, por minon edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Kinës dhe SHBA-së,” thuhet në një deklaratë zyrtare të Pekinit.  

Tarifat e reja kineze do të hyjnë në fuqi më 10 shkurt, sipas Ministrisë së Tregtisë së Kinës. Lëvizja përshkallëzon më tej luftën tregtare, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping dhe Trump pritet të zhvillojnë një bisedë këtë javë për të diskutuar situatën.  

Tensionet me Kanadanë dhe Meksikën 

Ndërkohë, SHBA-ja ka shtyrë me 30 ditë vendosjen e tarifave ndaj mallrave nga Kanadaja dhe Meksika. Vendimi erdhi pasi të dy vendet ndërmorën masa për të adresuar shqetësimet e administratës Trump mbi sigurinë kufitare dhe trafikimin e drogës.  

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ra dakord të dislokojë 10,000 trupa shtesë në kufirin me SHBA-në për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe drogave.  

Në anën tjetër, Kanadaja ka reaguar me tarifa hakmarrëse prej 25% ndaj disa mallrave amerikane. Pas një bisede me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, Trump e kritikoi Kanadanë si një partner të vështirë në negociata, duke shtuar edhe më tej tensionet tregtare mes vendeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...