Aksidenti tragjik në Itali: Humb jetën 19-vjeçari shqiptar K. Malaj

Date:

Share post:

Një aksident tragjik rrugor që ndodhi mesnatën e kaluar në Itali i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar. Mediat italiane raportojnë se viktima është Klajdi Malaj, i cili banonte në Gioia del Colle.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën provinciale 82, mes Acquaviva delle Fonti dhe Gioia del Colle, ku tre automjete u përfshinë në një përplasje fatale. Përveç të riut shqiptar, humbi jetën edhe një 44-vjeçar italian, i cili u transportua me urgjencë në spitalin Miulli, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të tretë shpëtoi pa lëndime.

Zjarrfikësit punuan deri në orët e para të mëngjesit për të nxjerrë trupat nga mjetet e dëmtuara, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tronditet sërish Gjilani, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar; dyshohet se autor është babai i tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë, në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një...

Do të shiste pistoletën, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

Një 29-vjeçar, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO, për trafikimin e...

Elita e artit botëror/ Helidon Xhixha zgjidhet Akademik Nderi në Firence

Skulptorit shqiptar Helidon Xhixha i shtohet një tjetër vlerësim në rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Artisti nga Durrësi është...

Humb jetën 45-vjeçari Devolli nga shpërthimi i makinës në Gjirokastër, u përdor eksploziv

Ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo, i cili mbeti...