Lezhë – Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës, përpara zyrës noteriale të Fran Gjonit, 57 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku një sasi eksplozivi është hedhur pranë hyrjes së zyrës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin e sulmit.
©️zërionline


