Premiera “15 Ditë Prilli”, Pasqyrë teatrale e absurditetit të diktaturës

Date:

Share post:

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës e hapi sezonin e ri artistik me premierën e dramës “15 Ditë Prilli”, një vepër e Anisa Markarian, e cila sjell në skenë një rrëfim artistik mbi realitetin e një shoqërie të nënshtruar nga frika dhe propagandës shtypëse. Me regji të Driada Dervishit, drama përshkruan festimet e detyruara për ditëlindjen e ish-udhëheqësit komunist, duke ndërthurur groteskun me ironinë dhe tragjedinë. Një produksion masiv i kuruar në çdo detaj të tij dhe me përdorimin e elementëve multimedialë për të sjellë sa më afër publikut jehonën dhe atmosferën e asaj kohe, 50 vite më parë.

Një sfidë artistike dhe historike  

Regjisorja Driada Dervishi e cilëson këtë produksion si një nga më të rëndësishmit dhe më sfidueset e karrierës së saj, jo vetëm për nga kompleksiteti skenik, por edhe për mesazhin e fortë që mbart. Me një kast prej 12 aktorësh, të cilët mishërojnë dhe sjellin në skenë 50 personazhe të ndryshme, shfaqja trajton absurditetin e një epoke ku realiteti diktohej nga frika dhe manipulimi ideologjik. 

Gjatë shfaqjes një element tejet i bukur është dhe e folmja e personazheve të ndryshme. Të njëjtët aktorë vijnë nën petkun e personazheve të ndryshme, me të folme të zonave të ndryshme duke ofruar një gjithëpërfshirje të zonave dhe larminë që ofron gjuha shqipe, potencialin e saj përtej ndarjes në dy dialekte, por dhe fuqinë interpretative të aktorëve dhe detajin regjisorial.  

“Kam dashur të sjell në skenë një dramë shqipe pasi skena shqiptare vuan për to. Të sjell jo vetëm historinë, por edhe ndjesinë e asaj kohe. Është një roman i dramatizuar i autores që vitet e fundit na ka surprizuar me veprat e saj. Teatri ka fuqinë të na bëjë të reflektojmë mbi të kaluarën, dhe ky është një moment i duhur për të mos e harruar atë”, shprehet regjisorja Dervishi.  

Dervishi shprehet e kënaqur nga kasti ku ka jo vetëm autorë, por dhe regjisorë të cilët ia kanë lehtësuar barrën me kreativitetin e tyre. Padyshim nuk harron dhe prapavijën e teatrit “A.Moisiu” dhe Olta Juba që bënë të mundur ngjitjen në skenë të një drame që godet.

Ndërkaq aktorja e mirënjohur që vjen si autore në këtë shfaqje, Anisa Markarian, teksa përmend lidhjet me Durrësin nga është mamaja e saj, shprehet e emocionuar:

“Më duket sikur do të ngjitem vetë në skenë. Kënaqësi që romani gjeti rrugën e skenës për të ardhur para artdashësve. Është hapi im i parë në dramaturgji dhe do të vijoj shpejt me një monodramë në bashkëpunim po me teatrin e Durrësit.”

Një kast i spikatur dhe interpretim i fuqishëm  

Në këtë produksion marrin pjesë emra të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo, Sanije Hoti, Hervin Çuli, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Amos Zaharia, Adelina Muça, Xhuliano Brisku, Aleksandër Seitaj dhe Jaho Guma.  

Amos Zaharia, një nga aktorët, i përshkruan rolet e tij si një sfidë që të vendos përballë një sistemi absurd, ku individi është i detyruar të dorëzojë mendimin e lirë për t’iu përshtatur diktatit të partisë.  

“Kjo dramë të përball me mekanizmat e një sistemi që shtypte çdo lloj humanizmi. Një popull që nuk mbam mend historinë e vet është i detyruar ta përsërisë. Një punë kolosale. Ka shumë personazhe dhe kjo është sfida që të dalësh nga rrobat e një personazhi e të hysh tek tjetri. Rolet e mia brenda së njëjtës shfaqe më kanë bërë të kuptoj më thellë pasojat e propagandës dhe sesa e rëndësishme është të mos harrojmë të shkuarën”, shprehet aktori.  

Një vepër që sfidon harresën  

“15 Ditë Prilli” nuk është thjesht një shfaqje teatrale, por një reflektim mbi një periudhë të errët të historisë sonë. Nëpërmjet gjuhës artistike, ajo sjell një rrëfim të fuqishëm mbi kolektivin dhe individin e kapur në grackën e një ideologjie totalitare, duke na kujtuar se e kaluara nuk duhet lënë në harresë.  

Dy orë nuk janë pak, por nuk janë as shumë për një histori që ende drithëron.

Shfaqja do të jetë në skenën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” deri më 4 mars, duke u dhënë mundësinë artdashësve të përjetojnë një dramë që ngre pyetje të rëndësishme për të kaluarën dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Vali Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe...

Pesë viktima në tre shtete, historia e Mane Drizës, shqiptarit të njohur si Tony Montana

I dënuar për vrasje në Shqipëri, Itali dhe Britani, 48-vjeçari pritet të kthehet në Shqipëri për të vuajtur...

Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Bathore,...

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota pas ultimatumit të Ramës

Mes tensioneve dhe debateve u miratua në Kuvend pak pas mesnate reforma e re administrativo-territoriale. Projektligji mori 85 kartonë...