Digjet autobusi i linjës urbane Durrës–Plepa, shpëtojnë udhëtarët

Date:

Share post:

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa, ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja ndodhi në sektorin e Hekurudhave, para rrethrrotullimit, te Pelikani, në momentin kur autobusi ishte në lëvizje.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht është vënë re tymi që dilte nga pjesa e pasme e mjetit, gjë që ka shkaktuar panik mes udhëtarëve. Fatmirësisht, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe udhëtarët kanë mundur të dalin, pa pasoja.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shuajnë flakët, por autobusi është djegur pothuajse plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, që dyshohet një defekt teknik.

Ngjarja ngre sërish shqetësime për gjendjen teknike të mjeteve të transportit urban dhe mungesën e kontrollit periodik të tyre, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që i përdorin çdo ditë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...