Dy të rinj humbin jetën në kantierin e ndërtimit në Gramsh. Mungesa e sigurisë vijon të marrë jetë njerëzish

Date:

Share post:

Një tjetër tragjedi është regjistruar në një kantier ndërtimi në vend, ku siguria duket se mbetet vetëm në letër. Në fshatin Holtë të Gramshit, dy punëtorë të rinj humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punës. Viktimat janë Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët ndodheshin në kantier në momentin që dheu i zuri poshtë, pa mundur të shpëtonin.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, në një zonë ku nuk është hera e parë që raportohen raste pa masa të plota sigurie. Edhe pse ligji përcakton detyrime të qarta për punëdhënësit për garantimin e jetës së punëtorëve, kjo tragjedi ngre sërish pikëpyetje mbi zbatimin real të këtyre standardeve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat. Megjithatë, si në shumë raste të ngjashme, hetimet shpesh mbeten në hije, ndërsa familjet përballen me dhimbjen dhe padrejtësinë.

Kjo ngjarje nuk është vetëm një aksident i rëndë, por një sinjal tjetër alarmi për neglizhencën sistematike që i kushton punëtorëve më të pambrojtur jetën. Deri kur do të tolerohen kantierë pa kontroll, kush do të mbajë përgjegjësi për jetët e humbura dhe pse institucionet mbeten pasive përballë shkeljeve të vazhdueshme?

Ngjarje si kjo kërkojnë jo vetëm hetim të thelluar, por edhe veprim të menjëhershëm nga Inspektorati i Punës dhe Prokuroria, për të nxjerrë para përgjegjësisë ata që lejojnë që puna të zhvillohet pa garanci sigurie.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...