Nis shpërndarja e  materialeve zgjedhore në Shijak, vonesa në listat e komisionerëve të opozitës shtyn shpërndarjen

Date:

Share post:

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarkun e Durrësit, në përgatitje të ditës së votimeve të së dielës, por procesi po shoqërohet me vonesa për shkak të mangësive nga partitë opozitare.

E para që ka nisur shpërndarjen është KZAZ nr. 26, që mbulon territorin e bashkisë së Shijakut. Kjo KZAZ ka filluar shpërndarjen e materialeve me njësitë administrative Maminas dhe Gjepalaj. Në pritje është ende nisja e procesit në qytetin e Durrësit, ndërsa në bashkinë e Krujës shpërndarja pritet të nisë rreth orës 17:00.

Qarku i Durrësit përfshin gjithsej 7 KZAZ, ndërsa të dielën janë thirrur të votojnë 351,983 qytetarë. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike në garë dhe të japin votën e tyre të drejtpërdrejtë për një nga 154 kandidatët në listat e hapura. Në total, në garë janë 209 kandidatë, përfshirë edhe 5 kandidatë të listave të mbyllura.

Bashkia e Durrësit, si më e madhja në qark, numëron 254,507 votues dhe këtë vit përfaqësohet nga 5 KZAZ, një më shumë se në zgjedhjet e kaluara, për shkak të rritjes së numrit të zgjedhësve dhe ndarjes së re administrative.

Sipas përcaktimeve ligjore, shpërndarja e materialeve zgjedhore duhet të nisë të paktën 15 orë përpara hapjes së qendrave të votimit, e planifikuar për orën 07:00 të së dielës. Megjithatë, ky proces po vonohet, për shkak se deri pasditën e së shtunës, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, të cilat janë në koalicion, nuk kishin dorëzuar ende listat përfundimtare të komisionerëve të qendrave të votimit. 

Pritet që procesi në Durrës e Krujë të nisë pas orës 16:00. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në Shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...