Ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet në Durrës: Procesi do analizohet në tërësi

Date:

Share post:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vëzhguar paraditen e sotme procesin zgjedhor në qytetin e Durrësit. Në një prononcim për mediat, Gonzato theksoi se zgjedhja për të ndjekur nga afër këtë qytet nuk ishte e rastësishme, por një vendim i qëllimshëm për të mos u përqendruar vetëm në Tiranë.

“Erdhëm edhe në Durrës sepse nuk donim të vëzhgonim procesin e zgjedhjeve vetëm në kryeqytet. Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon zgjedhje pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar punën e misionit të OSBE-ODIHR, i cili ka shpërndarë dhjetëra ekipe vëzhgimi në të gjithë vendin, ambasadori Gonzato theksoi se prania e tij në Durrës kishte për qëllim njohjen nga afër me ecurinë e procesit zgjedhor në këtë zonë.

Ai nënvizoi se procesi do të analizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo vetëm në ditën e votimit, por edhe në periudhën para dhe pas saj. “Nuk mund të jap një vlerësim të menjëhershëm, pasi do të analizojmë me kujdes çdo aspekt të këtij procesi,” përfundoi Gonzato.

Durrësi është një nga qytetet me rëndësi të veçantë në hartën elektorale dhe ndjekja e zhvillimeve aty nga përfaqësuesit e BE-së tregon për rëndësinë që i kushtohet një procesi të rregullt dhe transparent.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...