Partia e Lirisë denoncon: Ilir Meta u pengua të fliste para mediave gjatë votimit

Date:

Share post:

Partia e Lirisë ka denoncuar publikisht administratën e burgjeve, duke e akuzuar se ka penguar qëllimisht mediat të komunikonin dhe të filmonin drejtuesin e kësaj force politike, Ilir Meta, gjatë procesit të votimit në IEVP “Jordan Misja”.

Zëdhënësi Tedi Blushi deklaroi se ndonëse ishte rënë dakord paraprakisht me administratën që Meta të votonte në orën 10:00 dhe mediat të ishin të pranishme, në momentin e fundit ato nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit.

Sipas Partisë së Lirisë, ky është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe Kushtetutës, ndërkohë që persona të dënuar janë lejuar të flasin dhe të filmohen, por jo kreu i kësaj partie, që sipas saj mbahet në izolim pa prova dhe është ende i padënuar.

Blushi tha se pamja e Ilir Metës me ngjyrat kuq e zi ka trembur qeverinë, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë një moment vendimtar për të gjithë shqiptarët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...