Luftohet për çdo votë/ Dy fletë votimi më shumë në Arapaj, tension gjatë numërimit në Durrës

Date:

Share post:

Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 22 në Durrës është shoqëruar me tensione, pasi në kutinë 1379/1 të zonës së Arapajt janë gjetur dy fletë votimi më shumë se numri i votuesve të regjistruar në pajisjen elektronike të identifikimit (PEI).

Nga 349 votues të regjistruar në pajisjen e identifikimit elektronik PEI, në kuti janë gjetur 351 fletë votimi. Kjo mospërputhje ka ngritur dyshime mes përfaqësuesve të opozitës dhe ka çuar në debat mes palëve.

Kandidatja e koalicionit PD-ASHM, Jola Hysaj, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit të numërimit për këtë kuti, deri në dorëzimin e një kërkese zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë KZAZ, Indrit Cerloi, ka kërkuar vijimin e procesit, duke e konsideruar situatën si një gabim njerëzor. Sipas tij, dy votues mund të mos jenë regjistruar nga pajisja elektronike.

Numërimi për ZAZ nr 22 po zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ku janë të pranishëm komisionerë, vëzhgues dhe përfaqësues të forcave politike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...