Numër i lartë i votave të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare. Konfuzioni mbi mënyrën e votimit dhe cenim i vullnetit

Date:

Share post:

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti janë shoqëruar me një numër të konsiderueshëm votash të pavlefshme në shumë prej qendrave të votimit, duke ngritur shqetësime mbi nivelin e informimit të votuesve.

Gabimi më i shpeshtë i evidentuar deri më tani ka qenë përzgjedhja e një subjekti politik dhe një kandidati që nuk i përket të njëjtit subjekt. Shumë votues kanë vendosur shenjën në logon e një partie dhe më pas kanë zgjedhur një kandidat nga një forcë tjetër politike, pa qenë të vetëdijshëm se kjo sjell pavlefshmëri të votës, ndërsa kanë dashur të përcjellin një mesazh të qartë që kanë vlerësuar individin kandidat/e, po jo partinë së cilës i përket ai/ajo.

Ky konfuzion ka ardhur për shkak të mungesës së informacionit apo paqartësisë mbi rregullin që vota e vlefshme kërkon që kandidati t’i përkasë së njëjtës listë me subjektin e zgjedhur. Në të kundërt, vota nuk merret në konsideratë gjatë procesit të numërimit.

Komisionerë dhe vëzhgues kanë theksuar nevojën për një fushatë më të mirë informuese në të ardhmen, në mënyrë që të reduktohen rastet e tilla, që dëmtojnë drejtpërdrejt vullnetin e zgjedhësve, po dhe ndryshime në rregullat e vlefshmërisë së votës që cenon shprehjen e vullnetit të votuesit.

Kjo situatë vjen në një kohë kur çdo votë është vendimtare për rezultatin përfundimtar, sidomos në qarqet ku gara mes kandidatëve konsiderohet e ngushtë.

V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i përmasave të mëdha në Gji të Lalzit, evakuohet një kompleks turistik dhe një banesë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit, në Durrës,...

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...