Drejtuesit e PD-së humbin në lagjet e tyre, PS fiton në “oborrin” demokrat

Date:

Share post:

Humbje e thellë dhe e dhimbshme për drejtuesit e Partisë Demokratike në Durrës, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë besimin as në lagjet ku banojnë dhe votojnë vetë. Të tre figurat kryesore të kësaj force politike në qytet kanë humbur ndaj Partisë Socialiste në qendrat e votimit ku kanë hedhur votën.

Në Qendrën e Votimit nr. 1472/02, ku votoi drejtuesi politik i qarkut, Oerd Bylykbashi, rezultati ishte në favor të PS-së, me 188 vota, kundrejt 167 të PD-ASHM.

Edhe kryetari i degës lokale të PD, Ardian Muka, ka pësuar humbje në QV nr. 1478/01, me rezultatin 98 vota për PS-në dhe vetëm 77 për PD-ASHM.

Ndërsa kandidati i listës së mbyllur, Igli Cara, nuk ka arritur të fitojë në QV nr. 1443/01, ku rezultati ishte 163 për PS-në dhe 126 për PD-ASHM.

Rezultatet flasin vetë. Mungesë mbështetjeje lokale për drejtuesit demokratë dhe një sinjal i qartë për krizën e thellë që po përjeton kjo forcë politike në bastionet e dikurshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH, pas masës së SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë mbrëmje me urgjencë, jashtë orarit zyrtar, shkarkimin e Vlora Hysenit...

Humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor,...

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...

Hoteli me pushues/ Sekuestrohet Central Park Premium dhe një objekt tjetër në Ksamil, u ndërtuan pa leje

Dy objekte paleje të ndërtuara si godina hotelerie janë sekuestruar në Ksamil ndërsa ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest...