Një alarm për lëndë eksplozive ka ngritur në këmbë policinë e Durrësit natën e 20 majit. Sipas burimeve, kalimtarë të rastit kanë konstatuar një objekt të dyshimtë në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, pranë shëtitores bregdetare.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë rrethuar zonën duke krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa në terren kanë shkuar edhe forcat xheniere për të kryer kontrollin e specializuar.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi natyrën e objektit të dyshimtë. Ekspertët po analizojnë situatën dhe marrin vendim për shperthimin e kontrolluar të objektit të dyshimtë, teksa hetimet janë në vijim.
©️zërionline


